Daja: Jemi të uritur për fitore, titulli në Korçë

Trajneri i Skënderbeut flet për ecurinë e deritanishme dhe thekson se nëse ekipi luan si në këto 7 javë, e ka të sigurt trofeun

Leonard Trebicka

I kemi të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion këtë sezon. Por nëse do të jemi në çdo ndeshje ashtu siç kemi qenë këto 7 javë, – ka theksuar në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. Ai dhe gjithë të tjerët në kampin korçar kanë bindjen se me formën që po tregon Skënderbeu nga ndeshja në ndeshje, i ka shanset të mëdha për titullin. Trajneri i juglindorëve ka folur edhe për ndeshjen e sotme ndaj Luftëtarit, duke u shprehur se lojtarë kanë uri dhe janë të motivuar për të bërë më të mirën.
– Daja, a është e lodhur skuadra nga ngarkesa e ndeshjeve të shumta?
– Jemi mësuar tashmë me këtë intensitet, e kemi ritmin për të përballuar ndeshjet pa ndjerë shumë lodhje. Probleme kemi pasur me mungesat dhe nuk kemi pasur mundësi të bëjmë lëvizje për të çlodhur lojtarët. Me plotësimin e grupit në masën 90%, besoj se
të kemi më shumë mundësi zgjedhjeje.
– Do të ketë rotacion ndaj Luftëtarit?
– Nuk dua ta quaj rotacion. Duke u nisur nga disa dëmtime, lojtarët nuk janë në gjendjen optimale. Besoj se do të hedhim në fushë lojtarët më të mirë, duke parë që objektivi ynë është fitimi i titullit kampion. Hyjmë në çdo fushë dhe ndaj çdo kundërshtari për fitore. Kemi treguar se kur kemi pasur motivim dhe përqendrim maksimal, e kemi arritur qëllimin. Duhet të përmirësohemi edhe në ato minutazhe të izoluara, kur nuk kemi treguar ritmin e duhur.
– Ju shqetëson fakti që Kukësi, Flamurtari dhe Partizani janë afër jush në renditje, sidomos kuksianët?
– Ne bëjmë kampionatin tonë, fokusohemi te ndeshjet tona. Kemi bërë mirë dhe kërkojmë të mbajmë këtë ritëm. Kryesore është ajo çka bëjmë ne dhe jo rivalët.
– 7 javë dhe 19 pikë. Shifrat e Dajës janë më të mira se të paraardhësit
– Nuk jam këtu për të bërë krahasime me paraardhësit e mi. I vlerësoj kolegët dhe punën që kanë bërë. Jemi të bindur se me potencialin që kemi mund të bëjmë shumë më shumë dhe të shkojmë më larg. Këtë performancë duhet ta vazhdojmë për të plotësuar objektivin.
– Por keni mundur edhe veten tuaj me statistikat e deritanishme…
– Në fakt, është e vështirë të flasësh për veten. Çelësi i suksesit është bashkëpunimi, duke nisur nga presidenti, stafi dhe lojtarët. Shumatorja e tyre sjell rendimentin në ekip. Nuk jam nga ata trajnerë, që kam kërkuar kohë për të parë Skënderbeun në vazhdimësi. Besoj se kemi bërë mirë që në fillim të janarit dhe në vazhdim. Çdo muaj po performojmë edhe më mirë.
– Vetëm 2 pikë më pak se maksimumi. Ku mund të përmirësohet Skënderbeu?
– Nëse flasim me përqindje, mund të them se kemi bërë mirë, por duhet të përmirësohemi në një aspekt: lojën ndaj rivalëve duhet ta bëjmë edhe me ekipet e tjera. Kjo është shumë e rëndësishme. Duhet ta shtrijmë në një 90-minutësh sa më shumë të jetë e mundur bashkëpunimin në ekip.
– A e fiton Skënderbeu titullin këtë sezon?
– I kemi të gjitha mundësitë për ta fituar titullin kampion, por nëse do të jemi në çdo ndeshje ashtu siç kemi qenë në këto 7 javë.
– Cilët do të jenë rivalët e Skënderbeut deri në fund?
– Kampionati është i gjatë dhe koha do ta tregojë se cilët janë rivalët tanë për titull.
– Ju tremb euforia e mundshme, për shkak të dominimit?
– Ekipit i bën mirë entuziazmi dhe kjo është e rëndësishme, por duke qenë me “këmbë në tokë”. Duhet përqendrim në çdo takim dhe besoj se me kontigjentin që kemi në dispozicion, do të dimë të kemi motiv gjatë gjithë kohës. Kam një ekip të uritur dhe këtë e shoh çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online