Daja i kënaqur për fitoren, por: Më shqetësojnë golat e pësuar

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur pas fitores 3-1 në Lushnjë dhe për Supersportin u ndal te fakti që skuadra e tij nuk duhet të pësojë gola aq të thjeshtë. Për trajnerin, golat nga goditjet standarde nuk mund të pësohen rregullisht.

“Nuk e kishim menduar fitore të lehtë, sikurse e tregoi loja. Duhet të përshtateshim me terrenin dhe duhet ta zgjidhnim që pjesën e parë, qoftë edhe më gjuajtje nga jashtë zone. Nuk e vendosëm në diskutim fitoren, por më shqetëson fakti që pësojmë nga goditjet standarde”.

“Kudo ne luajmë për fitore, që të japin qetësi. Kam rezervat e mira dhe ditën e martë në analizë të gjithë do shohin paraqitjen e tyre. Në fushë do hidhen të gjithë ata që japin maksimumin”.

“Mendoj që mund të ndërhyhet në momentin që ekipi ka çbalancime, pavarësisht se nuk u përshtatën me terrenin. Nuk mundet që një ekip si Korça, që ka si element qarkullimin e topit, ta ndryshojë mënyrën e lojës me një ditë. Nuk luajmë me top të gjatë, por mund të tentonim me goditjet nga distanca”.

“Shumë sulmues Skënderbeu sot, do vijohet kështu? Çdo lojtar, pavarësisht pozicionit, duhet të marrë pjesë në dy fazat e lojës. Kur kundërshtari nuk të shqetëson, veç pasit të gjatë, pak rëndësi ka pozicioni ku luan. Soue kishte probleme fizike, pasi ka pak që është rikthyer. Theksi i lojës tonë, përveç rezultatit, është edhe spektakli”.

“Çdo ekip ka nevojë për merkato. Nuk do doja në numër, kemi nevojë në sulm, sepse duhet të kemi disa alternativa. Soue ishte shumë i ngarkuar dhe kur u dëmtua kishim probleme. Do mendojmë për sulmin dhe më pas do zbresim më poshtë, duke analizuar ku duhet të përforcohemi për të vijuar me rezultatet e mira.

“Në momentin e kartonit bën pjesë edhe Kristi. Nuk duhet të marrë kartonë për debate, për pesë metra në një faull. Në Laç ishte mungesë e madhe për ne, pas atij kartoni të kuq të panevojshëm që mori në ndeshjen paraardhëse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *