Ndreu: Nuk është dramë, do vinte momenti i keq për ne

Trajneri i Kamzës, Ramazan Ndreu, ka mbetur i zhgënjyer sidomos për penalltinë e humbur nga Plaku në pjesën e dytë, kur ndeshja kundër Vllaznisë mund të barazohej.

“Mendoj që loja në përgjithësi ishte e ekuilibruar, Vllaznia erdhi 3-4 herë në portë dhe na ndëshkoi. Nëse shënonte Plaku penalltinë, gjithçka do të kthehej në favorin tonë. Kështu e ka futbolli, kur gjërat ecin keq, nuk ke ç’bën, duhet të shënosh, përndryshe e pëson. Sot nuk luajtëm një ndeshje të keqe, të jem i sinqertë, sepse Vllaznia është një skuadër cilësore, që di të luajë futboll dhe kishte nevojë për pikë. Pas shumë ndeshjeve të mira, pritej edhe një rënie, nuk ka gjithnjë ecuri perfekte, ka edhe momente të këqija në futboll.

“Sot ndjemë shumë mungesën e Raçiçit në majën e sulmit, si dhe mungesa e Idrizajt ishte një problem madhor, sepse zëvendësi i tij Neziri gaboi në vendosje në njërin gol dhe e gjithë mbrojtja vuajti, sepse u prishën ekuilibra. Kur mungon katërshja titullare e mbrojtjes, krijohen probleme. Gjithsesi, një ndeshje ishte, mos ta bëjmë dramë.

“Halilaj në stol? Erdhi sepse në dy-tre ndeshjet e fundit ka qenë nën presion psikologjik dhe i duhej pak pushim. Duke parë që edhe Gjonikaj është portier mjaft i mirë, menduam rokadën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online