Daja i irrituar: Duket sa na do Europa!

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka qenë shumë i mërzitur në përfundim të ndeshjes kundër Jang Bojs, duke mos e kapërdirë humbjen në fundin e kohës shtesë. Për Dajën, i cili foli për RTSH, arbitri ishte një nga arsyet e humbjes: “Duket sa shumë na do Europa. Nuk na japin vizë për sulmuesin e vetëm që kishim në dispozicion, Xhejms. Në ndeshje kërkuam një penallti në minutën e 70-të dhe arbitri vjen e na kërcënon që do të raportojë gjithçka. Na vjen shumë keq, natyrisht, sepse sidomos në rastin e Nimagës ishte një katastrofë, vendimi i arbitrit ishte skandaloz. Kemi gjithë verën dhe deri tani që luftojmë e japim gjithçka, por ndoshta kjo pasaporta shqiptare nuk vlen sa të tjerat.

“Ndërrimet? Osmani u vendos para mbrojtjes me detyrën që në një moment kur qendrat tona të dyluftonin për topin, ai të mbyllte hapësirat. Duke qenë shtatlartë, Osmani plotëson shumë mirë skuadrën në aspektin mbrojtës. Përveç kësaj, ai do t’i jepte qetësi ekipit në daljen nga faza mbrojtëse.

“Taku pak minuta? Përveçse ishim të kushtëzuar për të bërë ndryshime në formacion, mendoj se pas dy ditësh luajmë në Laç dhe nuk mund të përdornim gjithë kontingjentin dhe të konsumonim gjithë energjitë për një ndeshje që nuk na ndryshonte shumë gjëra, pvërveçse vlente vendin e tretë. Objektivi ynë është fitimi i kampionatit, ndaj duhet të ruajmë energji.

“Demte? Nuk luajti në pozicion vet natyral dhe kur e zhve3ndos dikë, edhe nëse bën gabime, është i justifikuar. Nuk mund t’i kërkoj më shumë se kaq sa bëri, nuk ishte në pozicionin e tij dhe meriton një notë të mirë sepse lëvizi shumë dhe harxhoi shumë energji për të kompensuar mungesat që kishim në sulm, me Soue e Xhejms.

“Zhgënjim me arbitrin, nervozizëm me vendimet e tij, apo edhe me veten? Në fakt, ishim nervozë me vendimet e tij dhe ishte arbitri personi më nervoz në fushë. Në fund debatova me të sepse më erdhi shumë pranë dhe nuk më lejonte të afrohesha e të lëvizja pranë fushës. Nuk ka të drejtë askush të kufizojë nj trajner në zonën e vet.

“Gavazaj? Jam shumë i kënaqur, është kthyer në formën e vet perfekte, pas një dëmtimi të rëndë, duke u bërë forcë shtesë në sulm. Kemi Soue që bën repart dhe krijon hapësira për të tjerët, përveçse shënon. Kemi Xhejms i cili luan në disa pozicione dhe i shërben shumë skuadrës. I duhet kohë Sahitit që të prështatet me lojën e skuadrës dhe kërkesat tona. Kur Kelmendi e Gripshi të përmirësohen në kondicion, do të kemi një potencial dhe më shumë alternativa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online