“Daja është blerja ime më e mirë si president”/ Rrëfimi i veçantë i Gaz Demit: Zgjodhi disa gjeneralë

Ilir Daja ka sjellë sukses në të gjitha ekipet që ka drejtuar në karrierë, ndërsa në sezonin e fundit kur drejtoi Skënderbeun ka shuar edhe dyshimin më të vogël. Në një ambient të vështirë dhe ku futbollistët kishin një motiv të madh që u mungonte, pas dënimit pa Europën, sërish ky trajner arriti që të nxirrte më të mirën prej tyre.

Çdokush tjetër do të kishte zgjedhur që të braktiste anijen kur ujërat turbulloheshin deri në atë pikë aq sa nuk shihej një zgjidhje, por jo Ilir Daja. E duke ditur më së miri veçoritë e tij, presidenti Gaz Demi e ka vlerësuar së tepërmi duke thënë se kjo ishte blerja më e mirë që ka bërë në të gjitha vitet si president.

Pra, Ilir Daja te Partizani! Në një intervistë të gjatë dhe të veçantë për “Ora Sport” që drejtohet nga Albana Bejko, numri një i të kuqve ka prekur të gjitha temat rreth klubit kryeqytetas.

“Pavarësisht atij dënimit të UEFA-s, mendoj se kemi bërë blerjen më të mirë të vitit dhe të të gjithave viteve të mia si president, që është trajneri Ilir Daja. Që me ardhjen e Dajës, sapo mbyllëm marrëveshjen e xhentëllmenëve, kam patur besim se Partizani, edhe me këtë mbyllje të merkatos, do të jetë në rrugën e duhur. Kuptohet që prej ndodhive që ndodhën vjet nuk do të ishte ai Partizan që ka qenë. Me Dajën besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur dhe do ecim përpara shumë mirë.

Objektivat? Që të jem korrekt Albana. Që kur kam marrë Ilir Dajën ia kam thënë nuk ka trysni për objektiv këtë vit, sinqerisht, ose këtë fazë meqë jemi të dënuar nga UEFA. Që kur ka marrë ekipin Daja nuk ka trysni për tituj. Dëshira ime minimalisht është të jetë në Kupat e Europës. Megjithatë Daja është optimist se Partizani mund të ecë edhe më përpara.

Megjithatë do ia lemë kohës. Siç e dini dhe ju, u nis me vonesë si pasojë e bojkotit që ne bëmë si ligë profesioniste për arsye pozitive për futbollin shqiptar. Kështu që unë mendoj presioni te Daja do jetë zero por mendoj me atë trajner me dinjitet dhe me karakterin e tij sportiv që minimalisht të na nxjerrë në Kupat e Europës. Do t’ia lemë kohës. Ndeshjet vijnë njëra pas tjetrës”.

Largimi i Asanit – Jasiri është në kontratë me Partizanin. E kam mik të atin e tij, ai është nën kontratë dhe do të jetë këtu derisa të dëshirojë. Por ne nuk i prishim karrieren.

Merkato – Kur erdhi Daja, ai kishte zgjedhur disa gjeneral, për të forcuar ekipin. Tani nuk e di cfarë do të vinë gjeneral, ushtarë apo kapter te vegjël. Atë punë e dinë Daja dhe Olsi Rama cfarë do te sjellin në merkato.

Futbollist i preferuar? “Meqë unë kam 7 vjet edhe Alban Hoxha ka 7 vjet zgjedh kapitenin. Megjithatë unë të gjithë i respektoj dhe i kam si fëmijët apo vëllezërit e mi”, tha demi në ora sport.

Nota për Dajën- Që kur e kam marrë i kam vendosur notën 10. Edhe kur të iki do të kete notën 10 është një person i jashtëzakonshem. E vleresoj shumë.

Epoka e italianëve – Partizani gjithmonë mendon për të bërë një hap cilësorë. Sa të jem unë president do të kërkojmë të marrim më të mirin sipas kushteve tona. Gjithsesi unë jam shumë i kënaqur për Dajën dhe do të vazhdojme gjatë”, u shpreh Demi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online