“Daja e paraqiti dorëheqjen pas derbit të parë”, Xhixho: Ka përfunduar aventura e tij te Partizani

Pano Xhixho ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. I pyetur mbi situatën e Partizanit, Xhixho është shprehur se aventura e trajnerit Daja ka përfunduar te kryeqytetasit pas humbjes së fundit në derbi me Tiranën.

“Kur je president apo zyrtar i një klubi, vjen një moment që të marrësh vendime. 18 pikë në 15 ndeshje, djeg te Partizani. Trajnerin e ul dhe e ngre rezultati. Te deklarata e Dajës, kishte sinjale largimi. Mesa di unë, para pak ditësh pa pasur një takim mes Dajës, Olsi Ramës dhe Gaz Demi.

Nuk është marrë një vendim. Me atë që nuhas, aventura e Dajës te Partizani ka përfunduar.  Pas derbit të parë, Daja e paraqiti dorëheqjen, por kjo humbje e dytë duket se nuk është kapërdirë dot”, tha Xhixho. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online