Cungu-Trepça ‘89, merr fund gjithçka

Pak javë më parë u përfol se Armando Cungu mund të niste një aventurë të re në Kosovë. Çështë e vërteta edhe vetë tekniku shkodran e pranoi se ka oferta, por tashmë duket se gjithçka është e mbyllur. Ka qenë presidenti i Trepçës ’89 ai që në një intervistë për Korneri.net ka deklaruar që Cungu nuk do të emërohet trajner: “Ofertën ia kemi bërë dhe ka pasur kohë të mendohej deri të premten e kaluar. Ai nuk ka kthyer përgjigje. Kemi tentuar ta kontaktojmë por nuk është në dispozicion nuk po e ngre telefonin”, deklaroi Zeka.

Tani,  Trepça ‘89- do të mundohet të gjejë dikë tjetër për të marrë drejtimin e skuadrës dhe gjithçka pritet të konkretizohet brenda këtyre dy javëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *