Fakiç: Nuk kemi pse të nxitohemi në merkato

Drejtori sportiv i Skënderbeut: Do të veprojmë me shumë kujdes, pasi nuk mund të vëmë në rrezik objektivin e titullit kampion

Frika më e madhe e tifozëve të Skënderbeut është se mos ndoshta në merkaton e dimrit ekipi humbet disa nga lojtarët e tij më të mirë, për të cilët ka oferta nga klube të huaja. Por ai që i qetëson ata është drejtori sportiv i klubit korçar, Haris Fakiç, i cili, duke folur për “Supersport”, sqaron se shitje mund të ketë, por nuk do të vihet në rrezik çështja e titullit kampion: “Ka oferta nga jashtë dhe emrat janë po ata që kanë qenë. Mund të ketë ndonjë shitje, sepse në klub kanë ardhur oferta zyrtare, por nuk kemi pse nxitohemi në këtë drejtim. Do t’i shohim gjërat me shumë kujdes dhe me qetësi, sepse nuk mund të vëmë në diskutim objektivat e këtij sezoni. Dalëngadalë do të vendosim për ndonjë lëvizje që mund të bëhet në lidhje me shitjen e ndonjë lojtari. Po ashtu, me shumë kujdes do të bëjmë edhe afrimet”, – theksoi Fakiç.

VITI 2017 – Për atë çfarë ka bërë skuadra në vitin 2017, drejtuesi i klubit korçar ka shtuar: “Këtë vit mund ta ndajmë në dy pjesë, ku e para nuk ishte shumë pozitive, sepse humbëm titullin kampion. Kurse pjesa e dytë ishte shumë pozitive për Skënderbeun, pasi kualifikimi në grupet e Europa League ishte një mrekulli jo vetëm për Skënderbeun, por për gjithë futbollin shqiptar. Tani jemi në krye dhe të shkëputur me pikë nga vendi i dytë. Jemi komodë në renditje dhe kemi qetësinë e duhur për të vazhduar me tej rrugën drejt titullit kampion”, – ka përfunduar drejtori sportiv Haris Fakiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online