“Cungu të vendosi syze, as nuk më intereson çfarë thotë”! Trajneri i Keshlës nuk përmbahet pas eliminimit

Nga Klaudio Ndreca

Trajneri i ekipit të Keshla, Yunis Huseynov, nuk e ka përtypur lehtë eliminimin nga Laçi. Kurbinasit do të bënin një tjetër surprizë të bukur për të vazhduar me suksesin e klubeve shqiptare teksa arritën të kualifikoheshin më tej falë “ruletës ruse”. Atje do të ishin të pagabueshëm duke shënuar të gjitha penalltitë, për të sjellë festën e madhe. Por çfarë mendojnë te Keshla? Sipas trajnerit të saj ishte vetëm konkretizimi i aksioneve që ka munguar ndaj Laçit pasi gjithçka tjetër duhej vlerësuar.

Ndërsa kur një prej gazetarëve në konferencën e pyet se Cungu ishte shprehur se kundërshtari nuk kishte raste të pastra shënimi, Husenyov nuk ngurroi për të tallur kolegun e tij. “Mua as që më intereson se çfarë thotë trajneri i tyre. Nëse nuk i ka parë mundësitë tona të pastra për të shënuar, atëherë duhet të vendosi syze”.

Ndërkohë nuk kanë munguar edhe fjalët e mira për ekipin e Laçit, pavarësisht këtij momenti të diskutimit. “Kundërshtari ishte ekip i mirë dhe ishin kompakt. Gjithsesi edhe ne luajtëm mirë. Fatkeqësisht që nuk i shfrytëzuam mundësitë tona. Mund të them se portieri i tyre ua dha kualifikimin. Ai hoqi dy gola të sigurt. Pastaj penalltitë janë llotari, ajo që më shqetëson mua është mungesa e besimit te lojtarët. Këtu keni edhe kapitenin që mori përgjegjësinë i pari. Unë nuk i thashë atij asgjë. Jo shumë lojtarë mund ta gjuajnë një penallti. I them faleminderit. Ishim të gatshëm për të vazhduar penalltitë gjatë pasi kishim punuar në stërvitje. Fatkeqësish futbollistët i shmagen kësaj përgjegjësie për penalltië, pasi nëse nuk do të hezitonin sot, do të kishim fituar”, u shpreh trajneri i Keshlës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *