Armando Cungu, trajneri i Kukësit, ka folur pas ndeshjes së barazuar me Karabakun për RTSH Sport.
Morët atë që deshët?
Ishte ndeshje e mirë, e dinim forcën e kundërshtarit. Ka shumë cilësi. Nëse do të luanim më të hapur, mund të ndëshkoheshim. Donim t’i kapnim në befasi në kundërsulm dhe të shfrytëzonim goditjet standarde, ku patëm dy apo tre momente ku me përqendrim t’i ndëshkonim”.
Kaq mund të bënit sot, duke qenë se nuk është se sulmuat shumë?
Kështu e menduam, sepse kundërshtari ka kualitete. Nëse do të ishim vendosur ndryshe, mund të pësonim jo një, por më shumë gola. Na mungoi qetësia e duhur për t’i ndëshkuar. Futbolli mund të luhet edhe në
Shanset për kualifikim?
Shumë e vështirë, por futbollit nuk i dihet. Do të shkojmë për lojën tonë dhe të sakrifikojmë dhe do të na duhet fati. Në futboll mund të ndodhë çdo gjë”.