Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka folur menjëherë pas ndeshjes me Valetën. Tekniku shkodran dhe një herë ka shprehur “dashurinë” që ka për Kukësin për vetë historinë që ka shkruar këtu në aventurën e parë.
Sa i përket takimit në Maltë, tekniku i verilindorëve është shprehur se skuadra kishte presion nga fakti se të gjithë prisnin që skuadra e tij të avanconte më tej. Po ashtu Cungu ka theksuar se rezultati i ndeshjes së parë nuk ishte shumë i favorshëm.
“Rikthimi në Kukës normalisht ka emocionet e veta, për vetë historinë që kemi kaluar këtu. Kukësi ka qenë një simpati e veçantë për mua pas Vllaznisë. Natyrshëm që Kukësi ma ka dhënë këtë fat. Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë, pasi kërkohej nga nge nga opinioni sportiv kalimi i këtij turi edhe pse ndoshta nuk ishte shumë e favorshme për ne nga ndeshja e parë.
Për mendimin tim mund të kemi pasur dhe ngërç psikologjik, apo presion për faktin se Kukësi ishte favorit dhe nuk e mendonte eliminimin. Për mua nuk ishte ashtu, pasi Valeta ishte ekip shumë i mirë. Ndeshjen e parë e kam parë me shuam vëmendje dhe sot na kanë dominuar”.
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/1490988554379820/