Cungu kërkesë klubit për ndeshjen kundër Karabakut, trajneri shkodran e di çfarë do

Trajneri shkodran Armando Cungu i ka idetë e qarta për në Azerbajxhan. Në takimin kundër Karabakut, atë ku do të luajnë larg Shqipërisë, tekniku shkodran nuk do të marrë me vete vetëm 18 futbollistë, por ai do të formulojë një listë prej 20 futbollistësh.

Në seancën e djeshme stërvitore, Cungu i kërkoi shefit të klubit, Jonuz Hallaçi, që me ekipin të udhëtonin 20 futbollistë dhe jo vetëm 18. Ai e argumentoi këtë përzgjedhje me mundësinë e ndonjë dëmtimi, apo sëmundje të ndonjë anëtari të ekipit.

Hallaçi u tregua i gatshëm për t’ia plotësuar këtë kërkesë numrit një të stolit. Ai dëshiron që t’i ofrojë të gjitha kushtet trajnerit shkodran. Kukësi kërkon të bëjë të pamundurën dhe të rishkruajë historinë e futbollit shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *