Nga Klaudio Ndreca
Çuditë e Wolfsburgut nuk kanë së përfunduari sa i përket ndeshjes për turin e dytë të Europa League që do të kenë përballë Kukësi.t Ekipi gjerman e sheh udhëtimin në Shqipëri si tërësisht enigmatik, duke pasur një frikë të madhe mbi infektimin nga pandemia.
Për këtë arsye do t’i ofronin Kukësit plot 400 mijë euro që ndeshja të zhvendosej në Gjermani, por UEFA nuk e lejon një gjë të tillë. Këtë herë Wolfsburgu ka vendosur që të mos ketë një konferencë zyrtare të trajnerit Oliver Glasner ashtu siç ndodh gjithmonë, për të folur nga ambientet e stadiumit përpara takimit.
Wolfsburgu ka kërkuar nga ana e Kukësit që pyetjet e gazetarëve shqiptarë të nisen online dhe përgjigjet do të jepen nga Gjermania nëpërmjet një konference zyrtare. Në këtë mënyrë do të evitohet çdo kontakt i mundshëm dhe nuk do të kenë shumë rrezik, ndërsa pritet vazhdimi i Bundesligës. /Sport Ekspres/