Çudira shqiptarësh/ Lojtari në gjendje kritike por gjyqtari nuk ndal lojën, i fryn bibilit pas dhunës nga tifozët

Dhuna vazhdon të jetë prezente në futbollin shqiptar. Këtë herë pre e saj ka rënë gjyqtari Petrit Rama gjatë ndeshjes mes Ferizajit dhe Ulpianës. Lojtari Thesar Ismajli gjendej i shtrirë përtokë pas një dueli të fortë në zonë, duke humbur edhe vetë dijen e tij. Por pavarësisht kësaj, arbitri vendosi të lërë lojën të luhet pa e ndërprerë atë.

Kjo ka nxitur irritimin e madh të tifozëve dhe një prej tyre ka hyrë në fushë duke ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit kryesor të takimit. Pas këtij episodi Rama i ka fryrë menjëherë bilbilit për të sinjalizuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes. Ndërkohë futbollisti Ismajli është dërguar në QKUK për të marrë ndihmën mjekësore. Vetë dejtori i skuadrës, Nadir Haxhimusa ka folur për “Indeksonline”, ku është shprehur:

“Ishte një duel i fortë në zonën tonë dhe ai u rrëzua keq. U pa që djali ishte pa vetëdije dhe arbitri nuk e ndalte lojën. Thesari për disa sekonda ishte pa ndjenja dhe tani e kemi dërguar në QKUK. Fatmirësisht vetëdija i është kthyer por momentalisht nuk është në gjendje të mirë. S’po i kujtohet asgjë nga ndeshja. Mjeku më tha që nëse do të ishim vonuar edhe 5 sekonda mund të kishte ndërruar jetë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *