Çudira shqiptare, Teuta akuzon gjyqtarin, Kukësi e shpall “Non grata”

Ndodh shpesh në Shqipëri që një skuadër ankohet hapur për arbitrimin, natyrisht në disa raste edhe kot, sa për alibi për humbjen.

Sot trajneri i Teutës Gentian Begeja u ankua për atmosferën agresive në Kukës dhe fajësoi arbitrin për humbjen, duke evidentuar tolerimet e lojës së ashpër të Kukësit.

Megjithatë, duket se ankesat e Teutës nuk kanë rënë në vesh të shurdhët, sepse i ka dëgjuar Kukësi, që ka dalë me një reagim zyrtar jo kundër Teutës, por kundër… arbitrit!

“Futboll Klub Kukësi reagon ndaj gjykimit jokorrekt të gjyqtarit Alla, në takimin Kukësi-Teuta, luajtur sot në Zeqir Ymeri. Gjykim jokorrekt, penallti te mohuara, tolerime ndaj ndërhyrjeve të lojtarëve të Teutës, ndaj lojtarëve tanë. Gjithashtu stimulimet e njëpasnjëshme të lojtarëve miq, sharjet e fyerjet nga bankina e Teutës drejt tifozerisë kuksiane janë disa nga ato që u panë në këtë takim. Në ditët në vazhdim klubi do të dërgojë një material të detajuar me fakte dhe video në FSHF dhe pranë komisionit të arbitrimit. Ndër të tjera do të kërkohet, që gjyqtari Alla të mos arbitrojë ndeshjet e Kukësit”, thuhet në deklaratën për shtyp nga Kukësi.

I shkreti Laver Alla, akuzohet nga ekipi humbës dhe “non grata” nga ekipi fitues!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online