Batha: Donim fitore të thellë. Jemi më lart se Laçi e Flamurtari

Mesfushori i Partizanit, Idriz Batha, shënoi dy gola dhe luajti një ndeshje shumë të mirë ndaj Luftëtarit, ndërsa pas ndeshjes, në mikrofonin e Supersportit, analizoi momentin e të kuqve, duke u shprehur i bindur se e ardhmja është mjaft premtuese, duke parë lojën dhe rezultatet në rritje. Vendi i tretë është shumë pranë dhe Batha mendon se Laçi e Flamurtari janë inferiorë.

“Kemi treguar këto kohët e fundi që kemi një ekip që mund të luajë mirë futboll dhe mund të fitojë ndaj çdo kundërshtari. Ishim të sigurt se do të fitonim sot, gjithçka shkoi ashtu si e kishim përgatitur ne.

Hakmarrje? “Jo, nuk është ashtu. Nuk e kemi harruar atë humbje, natyrisht edhe ne dëshironim fitore të thellë sot, por tre pikë janë gjithsesi, atje i humbëm, sot i morëm.

Ndryshimi në stol? “Ndryshim brenda familjes, për ne lojtarët nuk është ndonjë ndryshim goxha i madh, edhe pse çdo trajner ka metodat e veta të punës. Ndoshta ndryshimi do vihet re më vonë.

Partizani, krahasuar me Laçin e Flamurtarin? “Kemi lojtarë më cilësorë dhe jemi më të përgatitur fizikisht e faktikisht”.

Përgjegjësia: “Ne veteranët kemi për detyrë ta marrim skuadrën për dore, në momente të vështira.

Goli i anuluar: “Nuk e pashë tifozin që u fut në fushë, pashë arbitrin që ndali lojën pa u gjuajtur topi dhe më vonë e kuptova pse u ndal loja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online