Çudia që mban emrin Muçi/ U pagëzua si Messi dhe pyetja që duhet ndërruar, e vështirë të gjesh dy dhe e pamundur tre

Kalimi nga Tirana në Varshavë ishte hapi i madh i karrirës së Muçit, i cili u prit me elozhe të mëdha te gjigantët e Legias. Vetë trajneri i atëhershëm do e pagëzonte si Messin e ri të skuadrës. E nëse në sezonin e shkuar mosaktivizimi si titullar ishte deri diku i pritshëm dhe i justifikuar, çudia qendron në këtë edicion të ri.

Koha e përshtatjes ka qenë mësë e mjaftueshme për talentin shqiptar, i cili ka dëshmuar edhe vlerat e tij me golat apo asistet e dhëna në mundësitë që ka pasur në fushën e lojës. Por përsëri një çudi e madhe mbetet fakti se ende nuk po arrin të sigurojë vazhdimësinë në minutazh te Legia. E vështirë është të gjesh dy ndeshje të njëpasnjëshme ku Ernest Muçi të ketë luajtur 90 minuta të plota. dhe e pamundur të gjesh tre. Ndoshta ka ardhur momenti që pyetja duhet ndërruar. Nga “Përse nuk ftohet Muçi në Kombëtare”, në “Përse nuk luan te Legia”?/Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online