Dy javë pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve i kanë shërbyer Zenitit për të luajtur një miqësore kundër Austrisë së Vjenës.
Ku është lajmi këtu, do pyesni? Në fakt, nuk ka rëndësi fort se u luajt një miqësore në Rusi, por e veçanta është se në stadium ishin të pranishëm 35,619 tifozë!
Një shifër e pabesueshme, duke pasur parasysh se ishte thjesht një miqësore pa ndonjë domethënie të veçantë.
35,619 in attendance for this friendly match! #ZenitAustria pic.twitter.com/cK8KcWdgCC
— FC Zenit in English? (@fczenit_en) March 23, 2019
Edhe në kampionat Zeniti ka pak a shumë shifra të tilla, rreth 40 mijë tifozë për ndeshje, ndërsa në kupat e Europës numri shkon deri te 50 mijë, por të shohësh kaq shumë tifozë në një miqësore është diçka e pabesueshme.
Zeniti ndoshta u impresionua dhe nuk u shpreh dot si duhej, sepse Austria e Vjenës fitoi 3-0!
F/T – #ZenitAustria pic.twitter.com/qU1Szcjrw6
— FC Zenit in English? (@fczenit_en) March 23, 2019