Një bëmë tërësisht e çuditshme vjen nga futbolli në Serbi që ka prodhuar një ngjarje tërësisht të pazakontë. Përballja mes Hajduk-PKB e vlefshme për Ligën e Parë të Beogradit është ndërprerë në minutën e 43 të takimit. Arsyeja? Anësori Teodor Fenk do të goditej nga një shishe.
Por kjo nuk do të vinte nga tifozët apo ndonjë pjesëtar i stafit të ekipeve për ndonjë gabim të mundshëm. Shisha fluturoi nga një shtëpi që ndodhej afër stadiumit. E hedhur nga dhoma e ndenjes dhe pasi ka thyer xhamin e dritares, ka goditur menjëherë ndihmësin e arbitrit kryesor Petar Petkoviç.
Policia që gjendej në stadium gjatë atyre momenteve e kishte të lehtë për të marrë autorët në pyetje. Menjëherë do të shkonte për të trokitur në derën e shtëpisë atje ku u mësua së po festohet një datëlindje dhe kjo ishte arsyeja se përse situata kishte dalë nga kontrolli. /Sport Ekspres/