“Do t’i plotësojmë kërkesat”! Fidel Ylli flet pas mbledhjes: Nisni futbollin në Shqipëri që të takoni Kryeministrin

0

Fidel Ylli ka dalë nga mbledhja e parë që është realizuar me Ligën Profesioniste. Atje janë diskutuar problematikat e ofruara nga ana e presidentëve të klubeve shqiptare që kanë kërkuar plotësimin e 4 pikave nga Qeveria. Këta të fundit kishin si të deleguar Fidel Yllin, teksa në prononcimin për mediat është shprehur se e vetmja mënyrë për të mbërritur te takimi me Kryeministrin është që futbolli të heq bojkotin.

“Gjithmonë kur ka debate, gjendet zgjidhje. Unë mendoj se këto debate duhej të ishin bërë më parë, por është vullneti i kryeministrit i Qeverisë që ne t’i realizojmë kërkesat e Ligës. Nuk mund të them tani sesa përqind, se ka edhe anë teknike. Nga ana e Ligës duan të vazhdojnë këtë bojkot. Ajo që i thashë unë si Fidel është që të mos vazhdojnë bojkotin dhe të nisin kampionatin. Ndryshe nuk mund të takohen me kryeministrin. Nëse do të niset kampionati dhe duke parë axhendën e kryeministrit, do të kemi një takim në zyrat e Qeverisë që të flasim për këtë problem”, u shpreh Fidel Ylli. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.