Maroku është një nga befasitë e këtij Kampionati Botëror. Kombëtarja afrikane ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale, teksa ka eliminuar Spanjën. Loja përfundoi me rezultatin 0-0 dhe fituesi u përcaktua nga ruleta e penalltive. Pikërisht në pikën ku spanjollët priteshin të ishin më të fortë.
Arsyeja qendron në faktin se Luis Enrike u kishte kërkuar lojtarëve që të praktikonin 1000 penallti përpara nisjes së Kupës së Botës. Trajneri spanjoll kërkonte të kishte një ekip të përgatitur edhe për këtë fazë të kompeticionit, por në fund gjërat nuk shkojnë sipas planit të tij.
Të tre lojtarët e Spanjës që goditën 11 metërshat gabuan, duke mos shënuar asnjë prej tyre. Iberikët duket se kanë harruar pa bërë “detyrat e shtëpisë” që i caktoi trajneri, pasi sot kanë ngelur në provim përballë Marokut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/