Karriera e Kristian Asllanit ka marrë nhë rrjedhë të çuditshme. Nga një prej talentëve më premtues të Serisë A dhe pjesë e një klubi të madh si Interi, në një lojtar që po has vështirësi në gjetjen e një ekipi të ri. Ofertat po mungojnë, teksa emri i fundit që del në skenë për të i përket Lindjes së Mesme.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romanos, Al Jazira ka nisur bisedimet për transferimin e Kristjan Asllanit. Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ka marrë ende një përgjigje përfundimtare nga mesfushori shqiptar, ndërsa në krahun tjetër Interi kënbëngul që formula e transferimit të jetë një shitje e përhershme dhe jo një huazim.
Al Jazira i drejtohet mesfushorit të Interit, Kristjan Asllani, teksa bisedimet kanë filluar klub me klub.
Ende nuk ka vendim nga ana e lojtarit + Interi këmbëngul në shitje të përhershme, jo huazim.