Çudia, afrikani i Tiranës nuk rezistoi as dy javë në Shqipëri

Tirana këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë, por me emrin dhe financat që ka, nuk e ka të vështirë të gjejë futbollistë cilësorë, deri edhe lojtarë kombëtaresh. Megjithatë, këtë verë klubi bardheblu ka pasur shumë hyrje-dalje me lojtarët e huaj, me shumë emra që u tentuan, disa që u afruan dhe u larguan sërish dhe disa që firmosën.

Një prej atyre që firmosi ishte mbrojtësi 25-vjeçar nga Nigeria, Orji Kalu Okagbue. Gjithë karrierën në klubet elitare në Nigeri, por edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë prej vitit 2016, ndaj ishte e qartë që bëhej fjalë për një lojtar mjaft interesant.

Më 31 gusht Okagbue u federua me Tiranën dhe u prezantua, por sot kla ardhur kthesa e çuditshme: mbrojtësi afrikan prish kontratën me Tiranën!

Njoftimi i klubit bardheblu jep si arsye problemet familjare të futbollistit, që nuk e pamë dot asnjë minutë në fushë në Shqipëri: “Mbrojtësi nigerian Oriji Kalu ka kërkuar zyrtarisht prishjen e kontratës dhe largimin nga Shqipëria për arsye familjare. KF Tirana, duke e mirëkuptuar futbollistin, ka lejuar zgjidhjen e marrëveshjes se firmosur ne 31 gusht. Kalu nuk do te jetë pjesë e Tiranës në sezonin e ri. KF Tirana i uron suksese në të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *