Edi Reja ka bërë publike ditën e sotme edhe listën e Kombëtares për dy ndeshjet e radhës në shtator. Tekniku Italian ka mbajtur pak më parë edhe konferencën për shtyp, ku ka komentuar mbi zgjedhjet e bëra për grupin që do të ketë në dispozicion kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë në Ligën e Kombeve. Ndërkohë një lajm i keq ka ardhur gajtë konferencës, teksa Rejën e njoftojnë se Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim.
“Kemi disa probleme. Kemi probleme me Zvicrën që nuk e ka ndarë akoma nëse do na i lejojë lojtarët të grumbullohen me Shqipërinë. Është dicka e cuditshme, sepse edhe Zvicra do të luajë vetë dhe do të marrë lojtarë nga vendet e tjera. Është e pazakontë. Kemi një listë të madhe lojtarëësh dhe të japin mundësi zgjedhje. Doja të shikoja Kamberin në fushë. Do bazohem te zgjedhjet që kam pasur. Deri në nëntor shpresoj të integrojmë disa lojtarë të rinj. Tani nuk kemi informacion për Memollën nëse mund të ketë ndonjë problem të vogël. Lenjani ka probleme sepse nuk ka skuadër dhe duhet të merret me këtë cështje. Por unë do të pres sërish nëse do e kemi në skuadër.
Trajneri në ekipin Kombëtar është i rëndësishëm, por varet nga lojtarët. Aspekti psikologjik është thelbësor. Trajneri i kombëtareve duhet të jetë një filozof dhe të kuptojë formën psikologjike të lojtarëve që ka. Nëse futbollistët nuk kanë besim tek ti, atëherë është e kotë të vazhdosh punën. Është një bashkëputori im, ka qenë zëvendësi im te Torino. Është afruar te kombëtarja se do të bashkëpunojë me mua deri në nëntor. Mund të më japë një dorë mua.
Nuk mund të grumbulloj të gjithë. Cekici është lojtar interesant. Por kam marrë të tjerë si Laci, herën tjetër mund të marrim Cekicin. Janë lojtarë që luajnë në të njëjtin rol. Po monitorojmë lojtarë të rinj që mund të bëhen të rëndësishëm për ne. Nuk mund të bëj eksperimente. Preferoj të shkoj me futbollistët që kanë eksperiencë dhe i njoh. Por në të ardhmen mund të ketë hapësirë edhe për të. Është në listën e pritjes edhe ai. Nëse ka surpriza mund edhe të vijë.
Botërori? Sikur të arrihej ky objektiv do ishte shumë mirë. Por ne kemi ekipe të nivelit të Spanjës, Portugalisë, Belgjikës. Duhet të jemi realist sa i përket forcës që kemi. Mua nuk më pëlqen që thjesht të marr pjesë, por edhe të fitoj. Është e vështirë, por megjithatë në futboll kurrë nuk i dihet nëse krijojmë një grup të mirë.
Memushaj ka bërë një operacion dhe është me paterica. Xhaka ka probleme fizike dhe kemi marrë edhe shkresën nga mjeku. Për Grezdën c’mund të them tjetër, ai u tërhoq vetë. Nëse nuk është në kombëtare është zgjedhja e tij. Megjithatë unë e kam ndjekur gjithmonë, ka bërë edhe ndeshje të mira. Por nuk ka ardhur ende momenti i duhur për ta thërritur.
Sapo më njoftuan që është ëmtuar Kumbulla. Është dicka që mund të ndodhi. Cfarë mund të bësh në një situatë të tillë. Lacin do e shohim sot nëse do të jetë në gjendje të luajë. Nëse jo, atëherë do të marrim Cekicin.
Mavrajn e kam konsideruar gjithnjë një lojtar të madh dhe një person të madh. I njoh të gjitha meritat këtij futbollisti. Do të ishte mirë t’i bënim një festë. Është në program për ta bërë“, ka deklaruar Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/