Nga Klaudio Ndreca
Crvena Zvezda është nisur drejt Tiranës atje ku do të përballet për turin e dytë në “Champions League”. Serbët kanë lënë territorin e tyre në orën 11 të paradites së sotme dhe po udhëtojnë drejt Shqipërisë, me stërvitjen e parë që do të zhvillohet sot në orën 19:00 në “Air Albania”.
Një fakt interesant është avioni me të cilin Zvezda po vjen në vendin tonë. Disi i personalizuar, pasi mban si mbishkrim emrin e trajnerit të tyre, Dejan Stankoviç. Një emër shumë i njohur edhe për tifozët shqiptarë pasi kanë parë karrierën e tij fantastike me Interin si futbollist. Në këtë mënyrë kërkohet që të “trembet” disi edhe kundërshtari i tyre, Tirana, për të treguar se drejtohen nga kampion të nivelit më të lartë. Por a do të mjaftojë vetëm kjo? Fjala e fundit do të thuhet në fushën e lojës… /Sport Ekspres/