“Të uroj gjithë të mirat!”… E ëma e Kristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, që është edhe njeriu më i shtrenjtë, bashkë me motrën, për yllin portugez, ka shkuar të takojë sulmuesin në Greqi, ku edhe po kalon ditët e fundit të pushimeve, duke postuar edhe foto në Instagram dhe me urimin special për të birin, duke ngritur dolli…
Por, nëse në Itali janë çmendur dhe mezi e presin, lajmi që ka ardhur nga Juventusi ka befasuar dhe zhgënjyer tifozët: “Asnjë prezantim special! Thjesht, vizita mjekësore, firma dhe më pas konferenca për shtyp”. E gjitha, ditën e hënë.
Kështu, “Juventus Stadium” do të jetë i mbyllur dhe nuk do të ketë një spektakël siç edhe pritej, me 40 mijë vende të mbushura përplot duke marrë përshëndetjen e CR7.
Sipas medieve, ky vendim ka ardhur për të shmangur kaosin, teksa në Portugali flasin se ka qenë vetë CR7 që e ka kërkuar të mos jetë kaq e bujshme. Ndërkohë, Juventusi ka menduar se duke e trajtuar si diçka normale do t’i bënte mirë edhe pjesës tjetër të skuadrës…
Ndërkohë, shitja e fanellave me nr.7 të Ronaldos po ecën mrekullisht, aq sa edhe prodhimet e para kanë mbaruar dhe tashmë fabrika është duke prodhuar të tjera…