“Copa America” 2019 do të startojë në 14 qershor dhe do të zhvillohet në Brazil. Ndërkohë, me 17 qershor do të zbresin në fushë kampionët në fuqi të Kilit, të cilët do të tentojnë të mbrojnë kurorën.
Pikërisht së fundmi kombëtarja amerikano-latine ka publikuar listën zyrtare, që pritej me ankth për faktin se Aleksis Sançez ishte shumë në dyshim. Gjithsesi, “dështimi” i këtij viti në Premier Ligë nuk është braktisur nga kombëtarja e tij dhe është grumbulluar.
Një fat të tillë nuk e ka pasur Klaudio Bravo, i cili duhet ta ndjekë nga televizori këtë edicion të “Copa America”. Ndërkohë, të tjera polemika ka pasur për sa i përket lënies jashtë të Horge Valdivias si dhe Edson Punç.