“It’s coming home”, ende jo për Anglinë, por për Kukësin po! Verilindorët e kanë si një trofe të madh në kabinet, ndërtimin e një stadium modern që do të shërbejë për breza me radhë për këtë qytet. Shumë kohë janë nevojitur për të mbërritur deri në këtë pikë, por stadiumi i ri “Kukës Arena” është gati.
Ndeshja e radhës ndaj Lacit do ta gjejë në shtëpi djemtë e Longos, ndërsa Safet Gjici shpreh emocionet e tij në rrjetet sociale: “Dhe më në fund erdhi koha dhe momenti i shumë pritur për tu rikthyer në shtëpi edhe më të fortë se kurrë”, shkruan Gjici. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/