Çmimi i famës! U përfol për lidhje me Ibrahimoviç, shpërthen gazetarja: Më prisnin me skuter dhe dronë, më mendoni kanibal

Gazetarja e njohur italiane, Dileta Leota, ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë. Gjithmonë është pretenduar për histori dashurie me Zlatan Ibrahimovic, por këtë herë është vetë Leota që mbyll çdo diskutim. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, gazetarja italiane tregon se e gjithë kjo situatë është bërë e padurueshme për të.

“Gjithmonë heshta, deri tani. Ndoshta bëra gabim. U zhgënjeva që historia përfundoi deri këtu. Durova thashethemet e përditshme me fotografi para shtëpisë, skuter që prisnin çdo lëvizje timen dhe dronë në dritare. Tani jam pak e lodhur. Kam lexuar të pavërteta në gazeta. Të gjithë mendojnë se unë jam kanibale dhe e paaftë që të dashuroj.

Mos më thoni se ky është çmimi që duhet të paguaj për suksesin. Më shpjegoni se përse një grua nuk mund të ketë miq, por vetëm të dashur. Se nëse takoj një djalë të mirë dhe pi një pije me të, duhet të flasim menjëherë për dashuri të re. Pse kur jam në një reklamë me një futbollist, është insinutë për një lidhje të fshehtë dashurie me të?”, shkruhet nga gazetarja që është e lidhur me aktorin turk Jan Jaman. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *