Tirana ka publikuar dje çmimet e biletave për ndeshjen me Ilirinë e Fushë-Krujës. Gjithashtu janë përcaktuar edhe sektorët ku do të qëndrojnë të dyja tifozeritë. Sa u takon çmimeve, ato janë të njëjta sa ato për Superkupën e Shqipërisë, 300 lekë të reja për tribunat përkarshi dhe për ato anash tribunës kryesore. Në këtë të fundit një biletë kushton 600 lekë të reja.
“Kanë dalë në shitje sot biletat për ndeshjen e parë të kampionatit. Tirana luan të shtunën në orën 18:00 përballë Ilirisë. Klubi ka përcaktuar çmimet e biletave për sektorët bardheblu dhe tifozerinë mike në stadiumin “Selman Stërmasi”. Biletat mund t’i gjeni tek biletaria pranë stadiumit prej ditës së sotme”, shkruhet në njoftimin e klubit.
ÇMIMET E BILETA SIPAS SEKTORËVE
Sektori i vendasve
Tribuna A/B 600 lekë
Tribuna C 300 lekë
Tribuna D/E/F/G 300 lekë
Sektori i miqve
Tribuna H 300 lekë
Kategoria e Parë – Java 1
Grupi A
Nesër, ora 16:00
Besëlidhja – Tërbuni
Erzeni – Korabi
Burreli – Kastrioti
Egnatia – Vllaznia B
Të dielën, ora 14:00
Besa – Dinamo
Grupi B
Nesër, ora 16:00
Shkumbini – Bylis
Turbina – Naftëtari
Tomori – Pogradeci
Apolonia – Shënkolli
Nesër, ora 18:00
Tirana – Iliria