“Çmenduri të luaja me Jëlldizin dhe Zhegrovën”, lojtari shqiptar: Dua të shënoj gola me Juventusin, ëndërroj Topin e Artë

Arman Durmishi ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalin zyrtar të Juventusit. Lojtari shqiptar ka treguar si e përjetoi grumbullimin me ekipin e parë gjatë verës, kur edhe luajti një ndeshje si titullar. Më tej ai ka shpjeguar objektivat dhe ëndrrat që ka thurur për të ardhmen.

“Ishte një përvojë e mrekullueshme. Niveli është shumë i lartë dhe topi lëviz më shpejt, por kur luan me shokë skuadre kaq të fortë, ata në fund të ndihmojnë të luash mirë edhe ti. Në fillim ndihesh paksa prapa, por më pas mësohesh, sepse lojtarët të flasin dhe të bëjnë të ndihesh rehat. Turneu në Kinë dhe Australi ishte i mrekullueshëm. Madje luajta edhe një ndeshje,” vazhdon shqiptari.

Të ndash fushën dhe vijën e sulmit me lojtarë të kalibrit të Jëlldizit dhe Zhegrovës, apo me kundërshtarë si Estevao, është diçka e jashtëzakonshme. Ndonjëherë pyesja veten nëse ishte reale, sepse gjithçka lëvizte kaq shpejt.

Nuk kam bërë shumë llogari për këtë sezon, por qëllimi kryesor është të paraqitem mirë me ekipin ‘Next Gen’, duke u rritur si grup dhe si lojtar. Do të ishte gjithashtu fantastike të mund të debutoja dhe të shënoja gola për ekipin e parë. Ëndrra ime më e madhe është të fitoj diçka të rëndësishme me këtë fanellë. E ëndrra ime e fëmijërisë? Epo, besoj se është ëndrra e të gjithëve: të fitoj ‘Topin e Artë’”, ka thënë Arman Durmishi./Sport Ekspres/