Tour de France ka qenë një teatër absurditetesh këtë vit, sepse ka pasur më shumë ngjarje të dhunshme, sepse sport.
Sot është publikuar një video ku kampioni në fuqi i Tour de France, britaniku Kris Frum, u ndal me dhunë nga një polic, i cili kujtoi se Frum dhe truproja e tij ishin thjesht tifozë. Incidenti vjen pas kaosit krijuar të martën, kur gara u ndal nga protestat e dhunshme të fermerëve.
Një xhandar ndaloi me forcë Kris Frum, i cili u rrëzua në tokë dhe më pas tërë nerva shfryu ndaj xhandarit: “Fuck off”.