Sevilja-Liverpul 3-3 në mesjavë na habiti, por nuk ishte asgjë krahasuar me atë që ndodhi sot në derbin e madh gjerman mes Dortmundit e Shalkes, Revierderby.
Një ndeshje e çmendur, jashtë logjike, sepse Dortmundi e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, ku brenda 25 minutave të para e pa veten në avantazhin e 4 golave. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe u duk se pjesa e dytë do të luhej kot.
Euforia e Dortmundit, por edhe sedra e Shalkes, bënë që të fillonte kthesa dhe Shalke të shënonte në minutat 61 dhe 65.
Në minutën e 87-të erdhi goli i tretë dhe në minutën e katërt shtesë Naldo shënoi golin e barazimit historik.
Shalke bëhet skuadra e dytë në historinë e Bundesligës që përmbys 4 gola disavantazh, pas një fitoreje 6-5 të Bajernit në vitin 1976.