Ekipet nga Arabia Saudite janë vazhdimisht në kërkim të lojtarëve të rinj. Megjithatë, jo vetëm skuadrat e elitës saudite janë në kërkim të lojtarëve me potencial, por edhe … klubet nga ligat më të ulëta, të cilat gjithashtu u ofrojnë lojtarëve paga të larta.
Çmenduria e transfertave në ligën saudite është në kulm. Riyad Mahrez, Fabinho dhe Sadio Mane iu bashkuan skuadrave nga Arabia Saudite ditëve të fundit, por këtu sigurisht nuk mbarojnë blerjet e bujshme.
Rezulton se klubet nga liga e tretë dhe e katërt janë po aq të gatshme për të blerë lojtarë të rinj. Për më tepër, portali “The Neë Arab” bën të ditur se lojtarëve u ofrohen para të paarritshme në asnjë kompeticion tjetër të nivelit kaq të ulët në botë.
Klubet më të mira që luajnë në këtë nivel amator u ofrojnë lojtarëve amatorë paga prej 220,000 euro në vit. Kjo është dyfishi i pagës që lojtarët e Ligës së Dytë angleze mund të përfitojnë. Për më tepër, lojtarëve të ekipeve saudite u jepet mundësia të jetojnë në një shtëpi të vetme.
Mënyra e kërkimit të lojtarëve është gjithashtu specifike. Rekrutimi bëhet përmes portaleve të internetit. The Neë Arab citoi një nga reklamat e skuadrës duke kërkuar për “një sulmues, mbrojtës të majtë, mbrojtës të djathtë, mesfushorë dhe një qendërmbrojtës që janë lojtarë aktivë të gatshëm për sfida”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/