Çmenduri angleze, Kardifi leksion si gabohen dy penallti në shtesë

Thjesht çmenduri, ajo që ka ndodhur në shtesën e ndeshjes Kardif-Ulvs, dy skuadrat më të forta në divizionin e dytë anglez dhe shumë pranë ngjitjes në Premier Ligë.

Ulvërhemptoni është thuajse i ngjitur dhe sot dha goditjen finale, sepse fitoi 1-0 në Kardif, por në shtesë ndonjë diçka e pabesueshme: minuta 95, penallti për Kardifin, por sulmuesi Geri Madin nuk arrin të mposhtë portierin Xhon Rudi, i cili grushton. Aksioni vazhdon dhe sërish një futbollisht vendas rrëzohet në zonë. Sërish penallti, këtë radhë gjuan sulmuesi kanadez Hoilet, por traversë. Fund i çmendur, trajneri vendas Nil Uornok refuzon të takojë kolegun Nuno Espírito Santo, duke iu hakërryer “fuck off”. Po trajneri portugez ç’faj kishte?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *