Në Vlorë kthehet Vangjeli, pritet edhe Marko Radas

Një tjetër arsye e rëndësishme, veç ndikimit të dënimit të UEFA-s, për atë humbje të Skënderbeut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit është ajo e mungesave të shumta që kishte trajneri Daja. Përveç kapitenit Orges Shehi, Sabjen Lilajt dhe Bajram Jashanicës, që do të vazhdojnë të mungojnë, korçarëve iu shtuan edhe dy mungesa të tjera të rëndësishme në mbrojtje.

Kristi Vangjeli luajti vetëm në minutat e fundit, duke sakrifikuar, ndërsa Marko Radas nuk ishte në dispozicion. Këto mungesa kanë bërë që problemet të jenë edhe më të shumta në prapavijë. Një ditë pas humbjes së fundit ka lajme pozitive në kampin korçar. Kristi Vangjeli e ka marrë veten përfundimisht dhe dje është stërvitur rregullisht me grupin, duke kryer një seancë të plotë. Deri të hënën, Vangjeli do të jetë 100% gati dhe patjetër që është një rikthim me shumë vlera. Në dyshim mbetet Marko Radas, por edhe për qendërmbrojtësin ka lajme pozitive.

Kroati është stërvitur dje veç grupit, duke kryer vrapime, por sot pritet të bashkohet me të tjerët në Durrës. Gjithsesi, do të jetë stafi mjekësor që do të thotë fjalën e fundit. Nëse kthehet edhe Radas, sigurisht që do të jetë një forcë më shumë në prapavijë, ku ekipi ka nevojë më shumë se kurrë që të mbushet. Ka vijuar rehabilitimin Sabjen Lilaj, i cili, nën kujdesin e mjekut fizioterapist Jorgo Pantazi, ka kryer ushtrime, ashtu si dhe kapiteni Orges Shehi. Të dy do të vazhdojnë të mungojnë edhe për disa ditë të tjera.

One thought on “Në Vlorë kthehet Vangjeli, pritet edhe Marko Radas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online