“Çmendet” Nejmar/ Festë maratonë prej 6 ditësh dhe 500 të ftuar, ylli brazilian në qendër të kritikave

Festat dhe argëtimi janë gjëra nga të cilat se Nejmar nuk heq dot dorë kurrë. Pavarësisht se bota po kalon një valë të rëndë të Koronavirusit dhe Brazili është një nga vendet më të goditura nga pandemia, duke numëruar plot 190 mijë viktima, kjo nuk e ka ndalur yllin e PSG-së të shfrenohet jashtë fushe.

Festat e fundvitit “çmendin” sulmuesin brazilian, që ka vendosur të organizojë një festë maratonë 6 ditore. Plot 500 është numri i të ftuarve të Nejmar për t’ju bashkuar atij deri në mbrëmjen e Vitit të Ri. Sipas medias “O Globo“, 28-vjeçari ka ndërtuar një disko nëntokë me izolim akustik për të mos shqetësuar banorët përreth në Rio De Zhaneiro. Gjithçka ka nisur në datën 25 dhjetor dhe viti 2021 do të jetë ai i cili do të ndërpresë këtë festë.

Gjithashtu Nejmar ka marrë edhe këngëtarë për të argëtuar të ftuarit e tij, si dhe ka ndaluar përdorimin e celularëve, në mënyrë që të mos shpërndahen foto apo video. Ky veprim i lojtari të PSG-së ka bërë që të vendoset në qendër të kritikave, duke marrë parasysh kohërat e vështira që po hasim nga pandemia Covid-19./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *