VIDEO/ As goli spektakolar në minutën e parë nuk i shpëton, Totenhemi i Murinjos harron shijen e fitores

Teksa 3 javë më parë Totenhami luftonte për vendin e parë, në raundin e 15-të skuadra londineze zbret në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Mançester Sitin e Guardiolës. Ekipi i drejtuar nga Murinjo, duket se e ka harruar shijen e fitores, të cilën nuk e gjejnë prej 4 ndeshjesh në Premier Ligë.

Ditën e sotme, Totenhami u përball me Wolvesin që pozicionhet në vendin e 11-të. Ndombele shënoi një gol spektakolar për miqtë që në minutën e parë, duke sjellë kështu frymëmarrjen e qetësisë tek Totenhami. Megjithatë në minutën e 86-të, ku dukej se gjithçka po shkonte drejt përfundimit me këtë rezultat, Saiss barazon sfidën, duke i larguar gëzimin Murinjos./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online