City e mund Crvena Zvezdën edhe me 9 ndryshime në formacion, dy 20-vjeçarë tundin rrjetën në Beograd që në debutimin si titullar

Manchester City e ka mbyllur me pikë të plota fazën e grupeve të Champions League-s. Edhe pse me 9 ndërrime në formacion, skuadra e Guardiolës ia ka dalë të mposhtë Crvena Zvezdën me shifrat 2-3. Ishin dy 20-vjeçarë ata që vendosën ndeshjen e sotme. Micah Hamiltoni zhbllokoi rezultatin në minutën e 19, ndërsa në të 62-tën Oscar Bobb-i dyfishoi rezultatin. Të dy talentet e City-t tundën kështu rrjetën në ndeshjen e tyre të parë si titullarë në Champions League.

Serbët ngushtuan diferencat në minutën e 76 me anë të Hëang-in beom-it, por Calvin Philips-i shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për “qytetarët” vetëm 9 minuta më vonë. Crvena Zvezda gjeti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 91-të, por goli i Katait vlejti vetëm për statistika, pasi takimi përfundoi e rezultatin 2-3./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online