Cili është sekreti i Shqipërisë? Ndaloni pak te… Jasir Asani! Lojtari i Kombëtares shpallet më i miri në grupin E të kualifikueseve të Europianit

Nëse shpesh mendoni dhe nuk gjeni arsyet e saktë të suksesit të Shqipërisë, ndaluni pak te Jasir Asani. Ky futbollist është shpallur lojtari më i mirë në grupin E, atje ku kuqezinjtë mbajtën kryesimin dhe lanë pas vetes polakët dhe çekët.

Kështu, Jasir Asani rezultoi si lojtari me më shumë kontribut në golat e shënuara në grupin tonë. Tre gola dhe jo gola të thjeshtë, por goditje brilante nga distanca dhe dy asist të dhënë. Pra kontributi i Jasirit ishte në 5 golat e shënuara te Shqipëria, asnjë lojtar tjetër në grupin tonë nuk kontribuoi më shumë se Asani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online