Cili është ekipi më i mirë mes Vllaznisë, Tiranës dhe Kukësit? Regi Lushkja bën zgjedhjen, i veçon pasi i mundi: Janë pak më lartë se të tjerët

Laçi po vazhdon me ecurinë mbreslënëse të rezultateve pas ardhjes së Mirel Josës. Kurbinasit i kanë shkaktuar humbjen e dytë Tiranës në kampionat. Këtë herë duke fituar me shifrat 1-0 falë golit të Regi Lushkjës në minutat e fundit.

Një përballje e vakët dhe pa shumë emocione për thuajse gjithë takimin, ku kryefjala e vetme ishte incidentet mes tifozëve dhe hedhja e sendeve. Për të mbërritur në vendosjen e takimit ka menduar Bekaj me gabimin e tij.

Poriteri i Tiranës ka ndërhyrë në mënyrë të gabuar te Deliu dhe kryesori do të vazhdonte takimin. Më pas erdhi thirrja nga VAR dhe gjatë atij momenti, një prej lojtarëve të Tiranës do të shtrihej në tokë pasi u godet më një send të hedhur nga tifozët. Kryesori i takimit ktheu vendimin e tij pas përsëritjes së pamjeve dhe Lushkja e dërgoi topin në një krahë dhe Bekajn në tjetrin. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Lushkja: “Tirana kishte ardhur për të marrë edhe një pikë, ndërsa ne donim me patjetër fitoren. Ju e keni parë. Penalltia? Nuk kishte shumë pritje dhe nevojë për të folur me Ngo. U thashë djemëve që kam besim se do ta shënoj golin dhe e mora unë përsipër. Kam edhe një vit kontratë me Lacin, dua të bëj mirë këtu, por synimi është që të dalë jashtë vendit si cdo lojtarë tjetër. Kush është më mirë mes Vllaznisë, Kukësit dhe Tiranës? Mendoj se Tirana është pak më lartë se këto ekipe. Kanë mbrojtje solide dhe kanë sulm më të fortë me Seferi, Ngo, Xhixha. Mendoj se janë më të mirë se të tjerët”.

Shehi: “Nga të gjitha ndeshjet tona, kjo mund të jetë më e dobëta. Nuk ishim ata që duhej të ishim. Ishim shumë konfuz, e tepruam dhe e ekzagjeruam me mbajtjen e topit të kot. Laci fitoi në topat e dytë dhe mund të shkonte në barazim, asnjë rast ne dhe asnjë rast kundërshtari. Lojtarët duhet të kuptojnë se nëse nuk ndërrojnë lojën shpejt, nëse vazhdojnë me mbajtjet e tepruara të topit, atëherë nuk kemi gjë në vijë kështu”.

Josa: “I dinim cilësitë e Tiranës dhe këtë herë luajtën ndryshe, ishin me tre mbrojtës. Nuk është se na vendosën në vështirësi, por në pjesën e dytë ishim më të gatshëm dhe më mirë në lojë. Unë nuk e diskutoj Lacin për titullin kampion, nuk mund të flas, por duhet të jemi të përqendruar dhe të gabojmë sa më pak. Të jemi me këmbë në tokë. Ishte ndeshje e luftuar dhe për mendimin tim e fitoi ndeshjen mesfusha. Futbollistët e Lacit i kam gjetur si rrallëherë në ekipet e tjera me këtë cilësi që kanë. Edhe unë dua të dalë kampion, por ta gjesh ekipin me 5 pikë dhe të arrij deri këtu, duhet të mbajmë vazhdimësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online