Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në muajin qershor. Siç dihet, tifozët serbë nuk duhet të jenë të pranishëm në Air Albania sipas rregullores, megjithatë kjo nuk do t’i ndalojë ata për një udhëtim në Tiranë.
I ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”, trajneri Eduard Zhupa ka dhënë një ide të tijën për mënyrën sesi do të paraqitet Shqipëria me 11 titullare. Një ide shumë ndryshe nga ajo që ne jemi mësuar ta shohim Shqipërinë teksa sipas tij nuk do të luajë Jasir Asani, do të jemi pa të majtën e këtij njeriu dhe njëkohësisht pa Qazim Lacin në mesfushë, që ka qenë gjithmonë pjesë e formacionit kuqezi.
“Për mua në portë luan Strakosha, në mbrojtje Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë është Shehu në qendër, Asllani në krahë të djathtë dhe Ramadani në krahë të majtë. Bajrami do të jetë më i avancuar i futur në qendër dhe jo në krahë, ndërsa në të djathtë Broja. Në qendër të sulmit luan Manaj”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/