Edhe pse është vlerësuar si sulmuesi pykë më i mirë në botë, Levandovski asnjëherë nuk ka qenë në treshen më të mirë në trofeun më prestigjoz individual, Topin e Artë. E vetmja herë që lojtari ishte shumë pranë fitimit të këtij çmimi ishte në vitin 2015, por edhe atë vit lojtari nuk shkoi më shumë sesa vendi i katërt.
Megjithatë në fund të vitit 2020, polaku pritet të jetë patjetër pjesës e listës “Top 3“, teksa këtë vit ka shënuar 45 gola në të gjitha kompeticionet europiane. Megjithatë, për një intervistë të dhënë për median franceze, “France Football”, lojtari refuzon të ketë një fiksim për të fituar Topin e Artë edhe pse asnjëherë nuk e përjashton si mundësi.
“ Le të shohim, do përpiqem të shënoj sa më shumë gola dhe të fitoj sa më shumë trofe për ekipin. As që nuk mendoj për Topin e Artë. Gjithmonë kam menduar se me fitimin e trofeve kryesore ekziston një mundësi për ta fituar. Megjithatë nuk jam i fiksuar të mendoj për ta fituar edhe pse nuk e përjashtoj si mundësi”, u shpteh Lewandowski. /Sport Ekspres/