Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka komentuar pa shumë eufori shortin e Nations League, ku Shqipëria do të ndeshet me Izraelin dhe Skocinë, ku duhet të fitojmë grupin për të tentuar më pas të shkojmë në Europian, në ndeshjet finale.
“Mendoj se është një grup mjaft i ekuilibruar. Me Izraelin në ndeshjen e fundit u paraqitëm shumë mirë, duke fituar pastër, edhe pse në vajtje u mundëm. Jam optimist, mendoj se mund të kualifikohemi, edhe pse nuk është e lehtë,në një grup me 3 ekipe.
“Shanset për të shkuar në Europian? Duhet ta marrim sa më seriozisht këtë kompeticion, për ta tentuar që në Nations League sigurimin e një vendi në Europian 2020. Nuk do të jetë e lehtë, por nëse fitojmë grupin tonë, më pas mund të tentojmë të fitojmë ndeshjet finale dhe nëse vazhdojmë të luajmë si grup, mund t’ia dalim”.