Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është ende pezull. E ka nisur sezonin te Bashakshehiri, por nuk ka pasur hapësirë në Champions League, në një sulm të mbipopulluar.
Zgjidhja e vetme është largimi, por Bashakshehiri kërkon ta shesë për disa milionë euro, pas gjysmë sezoni fenomdnsl te Akisari.
Pikërisht Akisari është klubi më i interesuar prej muajsh, por ka edhe klube të tjerë. Tani në listë, sipas mediave turke, është shtuar edhe Antaliaspori, klub i pasur, që këtë verë ka afruar edhe francezin Zheremi Menez, por ky është dëmtuar, ashtu si Jillmaz, dhe në sulm është vetëm Samuel Eto’o, tashmë në fund të karrierës dhe me nevojën për aktivizim të reduktuar.