Sokol Cikalleshi nuk ishte pjesë e listës së Kristian Panuçit për dy ndeshjet që përfaqësuesja kuqezi kishte në muajin shtator. Tekniku italian e justifikoi mungesën e lojtarit nga Kavaja për shkak se ai kishte pasur pak minuta dhe vjen nga një dëmtim. Periudha e grumbullimit të Kombëtare përkoi dhe me transferimin e tij nga Osmanlispor tek skuadra e Gëztepes.
Duket se sulmuesi e ka lënë krejtësisht pas krahëve dëmtimin q kishte dhe është gati për të bërë mirë me skuadrën e re. Vetë lojtari ka postuar një foto në profilin e tij në “Instagram” ku shihet në një aksion dhe në gjendje mjaft të mirë.
28-vjeçari do të provojë aventurën e tij të katërt në Turqi, pasi vecc Osmanlisporit ka luajtur dhe me Akhisarspor dhe Bashakshehirin. Me fanellën kuqezi Cikalleshi ka luajtur në 27 ndeshje, duke shënuar vetëm 2 gola.