Edi Reja ka folur për “Radio Anch’io Sport”, ku ndër të tjera ka prekur edhe temën e Kombëtares shqiptare. Kreu i pankinës kuqezi ka veçuar Sokol Cikalleshin si njeriun që ka marrë rolin e shpëtimtarit dhe zgjidh problemet e tij, duke i falur kënaqësi në fushën e lojës. Megjithatë nuk rri pa vlerësuar edhe pjesën tjetër të lojtarëve, që i ka tejkaluar të gjitha pritjet.
“Shqipëria po bën mirë. Ne po monitorojmë të gjithë Europën për të gjetur elementë të përshtatshëm për ekipin kombëtar. Lojtari ynë më i mirë? Cikalleshi është sulmuesi që zgjidh problemet e mia, tani për tani është ai që po më jep më shumë kënaqësi, pa hequr gjithçka për pjesën tjetër të një grupi shumë të mirë që gjithashtu po tejkalon të gjitha pritjet. Ne jemi pak vit zero. Po planifikojmë punë për të rritur normën teknike të trajnerëve në Shqipëri”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/