Dinamo mbush me shpresë në javët e para, Demollari: Me këtë ritëm ngjiten në Superiore

Dinamo ka investuar shumë gjatë merkatos dhe këtë vit duket se objektivi mbetet një dhe i vetëm, rikthimi në Superiore. Blutë e kryeqytetit e kanë nisur me këmbën e mbarë këtë sezon të ri, ku kanë dalë fitimtar nga çdo ndeshje e luajtur deri më tani. Dy ture të kaluar në Kupën e Shqiprërisë dhe po aq takime të fituara në Kategorinë e Parë, ku është bilanci i këtyre javëve për dinamovitët, që kanë rikthyer buzëqeshjen dhe shpresën te tifozët e tyre.

Një ish-lojtari i njohur i 18 herë kampionëve të Shqipërisë, Sulejman Demollari, ka folur për mikrofonin e “Report TV“ mbi ecurinë e Dinamos. Demollari shprehet optimist se nëse ruhet ky ritëm, atëherë “nëndetësja blu“ do të ngjitet në elitën e futbollit tonë.

“Pas kaq vitesh ishte ndeshja e parë që pash në Kupën e Shqipërisë në Ballsh. Nga minuat e parë deri tek e fundit dhe m’u bë qefi që ka krijuar një grup që vërtetë është pretende për t’u ngjitur. Unë i uroj Dinamos dhe më konkretisht lojtarëve që ta ndiejnë atë emrin, fanellën, historinë e këtij ekipi legjendë. Po u mbajt ky ritëm Dinamo sigurisht që do të ngjitet në Superiore, por do të ngjitet edhe më lart”, është shprehur Sulejman Demollari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online