“Mos e humbni rastin”/ Trajneri i Lacios përshëndet nismën e FSHF-së, Inzagi fton me një video-mesazh shqiptarët

Muajin e ardhshëm Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë kursin për përgatitësit atletikë në Shqipëri. Secila skuadër duhet të ketë të paktën një të tillë në stafin e vetë dhe për këtë arsye do të nisë puna për nxjerrjen e profesionistëve në këtë fushë. Kursi do të udhëhiqet nga përgatitësi atletik i Kombëtares, Luixhi Febrari, ndërsa vetë nisma është vlerësuar nga shumë personalitete të njohura të futbollit italian.

Nga një trajner kampion bote si Marcelo Lipi, te Zaneti, De Biazi apo edhe emra të tjerë që i kanë dhënë kaq shumë botës së futbollit kanë përshëndetur këtë organizim të FSHF-së. Ndërkohë një mesazh ka ardhur edhe nga trajneri i Lacios, Simone Inzagi, i cili përmes një video-mesazhi fton të gjithë shqiptarët të ndjekin kursin, ndërsa shpjegon gjithashtu edhe rëndesinë e madhe që një përgatitës atletik ka në një skuadër futbolli.

“Mirëdita të gjithëve! Doja t’ju tregoja se sa i rëndësishëm është sot roli i përgatitësit atletik për një skuadër futbolli. Unë kam fatin të kem në krah prof. Fabio Ripert, i cili punon me mua prej shumë vitesh, duke filluar që nga sektori i të rinjve. Sigurisht ai mbështetet edhe nga profesionistë të tjerë të shkëlqyer që kemi këtu në staf, secili prej tyre zotëron mirë çdo aspekt specifik të sportistëve. Kini parasysh, se çdo trajner ka shumë nevojë për përgatitësit atletik, të cilët menaxhojnë të gjitha gjërat që një trajner nuk mund t’i bëjë i vetëm. Për këtë arsye është shumë i rëndësishëm në futboll roli i përgatitësit atletik. Shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë përgatitësit atletik shqiptarë dhe mos e humbi rastin të ndiqni këtë kurs, që është shumë i rëndësishëm. Mirupafshim!”, ka qenë mesazhi i Simone Inzagit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online