Cikalleshi feston kombëtaren me golin e parë në Ankara

Sokol Cikalleshi nuk e ka problem shumë ku luan, i mjafton thjesht të luajë. Sulmuesi i kombëtares sonë, i rikthyer në skuadrën kuqezi pas mungesës në fillim të muajit për shkak se kërkoi leje për t’u bashkuar me vonesë, sot ka festuar kthimin me kuqezinjtë duke shënuar golin e parë me klubin e tij të ri.

Osmanlispori mundi 3-0 Kasimpasan, me Cikalleshin që luajti nga minuta e parë dhe në minutën e fundit të pjesës së parë gjeti golin e dytë të ndeshjes, duke siguruar fitoren. Një sukses me rëndësi jetike, i pari në kampionat për këtë sezon që ka nisur shumë keq për Osmanlisporin. Tani pritet shumë nga Cikalleshi, i cili pas Akisarit, ka për detyrë të ngrejë në renditje ekipin nga Ankaraja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *